Drejtori i Arsimit në Rahovec viziton shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc, bisedojne për fillimin e vitit shkollor

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina,  ka vizituar shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Katër Dëshmorët” në Ratkoc.

- paragrafi 1 -

Gjatë kësaj vizite ai ka takuar drejtoreshën e shkollës dhe disa nga mësimdhënësit, me të cilët bashkëbiseduam për të gjitha përgatitjet që duhet bërë për fillim sa më të mbarë të vitit shkollor.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Në kuadrin e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025, sot isha për vizitë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Katër Dëshmorët” në Ratkoc.

Gjatë kësaj vizite takova drejtoreshën e shkollës dhe disa nga mësimdhënësit e kësaj shkolle, me të cilët bashkëbiseduam për të gjitha përgatitjet që duhet bërë për fillim sa më të mbarë të vitit shkollor.

- Advertisement -

Biseduam edhe për sfidën e furnizimit me tekste shkollore, funksionalizimin e plotë të organeve drejtuese të shkollës dhe për rritjen e përkushtimit tonë të përbashkët për mësimdhënie sa më cilësore!