Drejtori i Arsimit në Rahovec: Mësimdhënësit do t’i nënshtrohen rivlerësimit të licencave

- Advertisement5 -

Drejtori i ri i Arsimit në Rahovec, Muhamet Morina, ka dalë me një sqarim pasi Ministria e Arsimit ua tërheqi licencat 16 mësimdhënësve të kësaj komune.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se fjala është për mosrespektim procedurash gjatë procesit të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve dhe mësimdhënësit në fjalë, duhet ti nënshtrohen një procesi tjetër të vlerësimit të performancës (tanimë duke ndjekur hapat e kërkuar) për tu pajisur me licencë nga MASHT-i, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Morina tutje ka thënë se që nga e hëna të fillojë vizitat në të gjitha shkollat.

Postimi i tij:

Sqarim për rastin e tërheqjes së licencave nga MASHT për disa mësimdhënës të një shkolle në Komunën e Rahovecit

- Advertisement -

Para disa ditësh, DKA në Rahovec kishte takim me inspektorë të Inspektoratit të Arsimit.

Me këtë rast kemi pranuar një procesverbal me të gjetura dhe rekomandime në lidhje me rastin e vlerësimit të performancës për mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Këto rekomandime nga Inspektorati i Arsimit, kanë të bëjnë me mosrespektim të hapave që duhet ndjekur gjatë procesit të vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve.

Bazuar në këto rekomandime, DKA ndjen të nevojshme që nga e hëna të fillojë vizitat në të gjitha shkollat e komunës sonë.

Qëllimi i këtyre vizitave do të jetë njohja për së afërmi me kushtet në të cilat zhvillohet procesi edukativo-arsimor, si dhe proceset tjera administrative që lidhen edhe me procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.

Gjithashtu, brenda javës do të thërrasim në takim drejtorët e shkollave dhe do të formojmë një komision përgjegjës, të përbërë nga drejtorë të shkollave dhe zyrtarë të DKA-së, për të monitoruar procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në të gjitha shkollat e komunës sonë.

Do të kërkojmë nga ky komision që t’i informojë saktë drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit për hapat dhe procedurat e licencimit dhe rilicencimit të mësimdhënësve në mënyrë që të mos paraqiten raste të ngjashme.

Qëllimi i formimit të këtij komisioni është gjithashtu, respektimi i procedurave të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, në mënyrë që t’i drejtohemi me kërkesë të rregullt Departamentit për Licencim të MAShTI-t.

DKA synon bashkëpunim të hapur, komunikim të rregullt dhe përkrahje profesionale për secilën shkollë.

Sfidat i kemi të përbashkëta por edhe zgjidhjet duhet t’i gjejmë së bashku.

Si përfundim, fjala është për mosrespektim procedurash gjatë procesit të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve dhe mësimdhënësit në fjalë, duhet ti nënshtrohen një procesi tjetër të vlerësimit të performancës (tanimë duke ndjekur hapat e kërkuar) për tu pajisur me licencë nga MASHT-i.

Me shumë respekt, M.M. DKA- Rahovec