Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, ka mbajtur sot sesionin informues për fillimin e zbatimit të projektit “Digjitalizimi dhe vizualizimi i materialeve mësimore” në shkollat e komunës së Rahovecit.
Postimi i tij:
Me mësuesit dhe mësueset e programit fillor, mbajtëm sot sesionin informues për fillimin e zbatimit të projektit “Digjitalizimi dhe vizualizimi i materialeve mësimore” në shkollat e komunës së Rahovecit.
Pas këtij sesioni informues, mësimdhënësit do të fillojnë së zbatuari në praktikë këtë projekt, përmes të cilit nxënësit tanë do ta kenë mundësinë që materialet mësimore të shumicës së lëndëve t’i shfletojnë përmes përdorimit të platformës digjitale “School Me”, e cila ofron mundësi të lehta të kyçjes si në shkolla apo edhe në shtëpi dhe mundësi vizualizimi të njësive mësimore edhe përmes figurave, trajtave, por edhe përmes zërit.
Fillimi i përdorimit të kësaj platforme digjitale, do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e interesimit për mësimdhënie dhe mësimnxënie sa më cilësore dhe më efektive nga nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.
Sesionin e radhës informues do ta realizojmë më 15 mars 2025 me mësimdhënësit e klasave 6 deri 9.
Urime të gjithëve!