Drejtori i Arsimit në Rahovec: DKA-të veç spektatorë në procesin kaotik të subvencionimit të librave

- Advertisement -

Shkrim nga Avni Morina, drejtor i Arsimit në Rahovec:

- paragrafi 1 -

Ju blini tekstet shkollore, se ne ua japim paratë, thotë MASHTI…

- Advertisement -

Se sa kushtojnë, pak ka rëndësi;

Se kush e bën furnizimin me tekste shkollore, pak ka rëndësi;

Se kush i shpërndanë ato nëpër pikat shitëse, pak ka rëndësi;

- Advertisement -

Me rëndësi është se ne u japim paratë, 80 € për nxënësit e klasave 1 deri 5 dhe 110 € për nxënësit e klasave 6 deri 9 dhe problemi u zgjidh.

Prindërit do t’i blejnë librat, pa marrë parasysh se cili tekst shkollor është më cilësor, ndërkohë që sasinë do t’ua kufizojë çmimi, e disa të tjerë nuk do të dinë as çfarë të bëjnë, e as kah t’ia mbajnë.

Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) mbetën vetëm spektatorë në të gjithë këtë proces kaotik!

Gabimi është gabim, për herën e parë, por nëse gabimi përsëritet, ai më nuk është gabim, por është krim!