Drejtori i Arsimit në Prishtinë takon drejtorët e shkollave, ja temat që diskutuan

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, sot ka zhvilluar një takim përmbyllës me drejtorët e shkollave të kryeqytetit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Disa nga temat që u diskutuan ishin për zgjerimin e mësimit tërëditor, për organizmin e furnizimit me libra për vitin e ardhshëm etj.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Përmbyllëm me sukses vitin shkollor 2024–2025 me drejtorët e shkollave të Kryeqytetit!
Sot, nën drejtimin e drejtorit të DKA-së, z. Samir Shahini, zhvilluam takimin përmbyllës me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës. Reflektuam mbi sfidat dhe arritjet e këtij viti dhe hodhëm hapat për përgatitjet e vitit të ri shkollor. 🏫📈

Disa nga temat kyçe që u diskutuan:

- Advertisement -

✅ Zgjerimi i mësimit tërëditor në 7 shkolla të reja;

✅ Mbarëvajtja e testimit të arritshmërisë dhe maturës shtetërore;

✅ Organizimi i furnizimit me libra për vitin e ardhshëm;

✅ Menaxhimi transparent i kontratave për mallra dhe shërbime;

✅ Çështje të përditshme që ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë të shkollave tona.

📌 Sot nisëm edhe një traditë të re: ndarjen e mirënjohjeve për ata që kanë kontribuar në zhvillimin e arsimit në Kryeqytet.

Mirënjohja e parë iu nda znj. Shpresa Shala – ish drejtoreshës së arsimit në Prishtinë. 👏

Faleminderit të gjithë drejtorëve për angazhimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar çdo ditë në shërbim të fëmijëve dhe të ardhmes sonë! 💛