Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me drejtoreshat e çerdheve në kryeqytet, shkruan AlbanianEducation.net.
Ai thotë se kanë diskutuar rishikimin e kritereve të pranimit të fëmijëve, me synimin për të ndërtuar një sistem më të drejtë, më transparent dhe më të afërt me nevojat e familjeve.
Njoftimi nga Shahini:
Këtë javë në Drejtoria e Arsimit, me energji dhe përkushtim, zhvilluam një takim shumë të frytshëm me drejtoreshat e çerdheve! 🌟
Diskutuam rishikimin e kritereve të pranimit të fëmijëve, me synimin për të ndërtuar një sistem më të drejtë, më transparent dhe më të afërt me nevojat e familjeve tona.
Poashtu, diskutuam edhe rishikimin e zonimit të çerdheve, duke qenë se kemi shtuar institucione të reja në zonën urbane, e të tjera janë në ardhje në zona rurale.
Së bashku, po hedhim hapa konkretë drejt një arsimi parashkollor më cilësor e më gjithëpërfshirës për çdo fëmijë. 💛