Drejtori i Arsimit në Prishtinë: 1 Shtatori festa e diturisë – urime nxënësve, prindërve e mësimdhënësve

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ka njoftuar se të hënën 37 mijë e 667 nxënës në 64 shkolla e nisin mësimin, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar nxënësit, prindërit e mësimdhënësit, ndërsa ka shkruar se fuqia e një qyteti matet me shkollat dhe fëmijët e tij.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

📚✨ 𝟑𝟕,𝟔𝟔𝟕 𝐧𝐱ë𝐧ë𝐬, 𝐧ë 𝟔𝟒 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 𝐭ë 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭, 𝐧𝐢𝐬𝐢𝐧 𝐧𝐞𝐬ë𝐫 𝐮𝐝𝐡ë𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐢𝐣𝐞𝐬!

1 Shtatori nuk është vetëm fillimi i vitit të ri shkollor, por festa më e madhe e Prishtinës – festa e diturisë.

- Advertisement -

Çdo fëmijë që hyn nesër në klasë mban me vete një ëndërr, një premtim dhe një të ardhme që po ndërtohet. Le të jetë ky vit shkollor i mbushur me dije, miqësi të reja, përkushtim dhe suksese.

Urime të gjithëve – nxënësve, prindërve e mësimdhënësve – sepse fuqia e një qyteti matet me shkollat dhe fëmijët e tij. 🌟

𝐌𝐢𝐫ë 𝐬𝐞 𝐯𝐢𝐧𝐢 𝐧ë 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓/𝟐𝟔! 🏫💙