E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Drejtori i Arsimit në Pejë kritikon Nagavcin: Shkollat nuk duhet t’i hapin dyert për nxënëse me shami

- Advertisement1-

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Pejë, Naser Gega, ka komentuar rastin e kthimit të vajzës me shami, nxënëses me inicialet A.D. në gjimnazin “Bedri Pejani”, kthim që pason, pas një vendimi me shkrim, që Drejtorisë së Arsimit në Pejë dhe gjimnazit “Bedri Pejani” i ka arritur nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci.

Gega ka shprehur pakënaqësinë e tij si zyrtar, ndaj një vendimi të tillë të ministres.

- Advertisement -

Megjithatë, ai ka konfirmuar se vajza me shami, nga sot ka vazhduar procesin mësimorë.

“Ka ndodhur ky rast sepse vajza ka 18 vjet, përndryshe, ky rast nuk duhet kuptuar se shkollat tona hapin dyert për nxënëse me shami. Jam i prekur nga një vendim i ministres së Arsimit Nagavci, sepse kjo çështje është e rregulluar me kushtetutë”, tha drejtori Gega, për RADIO 1.

Numri një i arsimit në Pejë, Naser Gega, tutje ka arsyetuar pakënaqësinë ndaj rastit, me faktin se shamia e dallon nxënësen në fjalë, nga 1 mijë e 500 nxënës të tjerë.

“Fakti tjetër që më prekë është, pse të veçohet ky rast në mesin e 1 mijë e 500 nxënësve”?, shtoi tutje Gega.

Ndryshe, për kthimin e vajzës me shami në gjimnaz, shprehu angazhimin e madh edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Gramos Agusholli, ndërsa një kthim të tillë, javë më parë e kishte paralajmuar edhe zv.ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Taulant Kelmendi.

Nga ana tjetër, jo zyrtarisht mësohet se me rastin e kthimit të vajzës 18- vjeçare me shami në bankat e gjimnazit të Pejës, stafi arsimor i këtij gjimnazi, sot ka bojkotuar mësimin në dy orët e para.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...