E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Drejtori i Arsimit në Pejë i shqetësuar: Nuk e di si do t’i blejnë librat prindërit, si do të bëhet përzgjedhja

- Advertisement1-

Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega, ka shprehur shqetësimet e mundshme në lidhje me planin e Ministrisë së Arsimit që prindërit të blejnë tekstet shkollore me rimbursim, duke vlerësuar se kjo do të sjellë sfida të mëdha për prindërit dhe shkollat përpara fillimit të vitit shkollor.

Gega, teksa ka folur për vendimin e Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore të blihen nga prindërit me rimbursim, ka rrëfyer për sfidat e mundshme që mund të përballen në procesin e furnizimit me libra për nxënësit.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se, megjithëse të gjithë pajtohen që mësimi duhet të fillojë më 1 shtator, ka shqetësime lidhur me koston që prindërit do të kenë për blerjen e teksteve shkollore.

Ai ka shprehur gatishmërinë e drejtorëve të komunave të arsimit për të kontribuuar në gjetjen e një zgjidhjeje nëse është e nevojshme.

“Është e befasishme, gjithë jemi të pajtimit që mësimi të fillojë me 1 shtator. Do të ketë koston e vet nëse do të shkohet në formën e furnizimit me tekstet shkollore në procesin e mësimnxënies. Sidoqoftë, drejtorët e komunave të arsimit janë të gatshëm që për çdo mundësi që kërkohet të jemi një pjesë e realizimit të kësaj çështjeje, nëse e mendojmë që është e domosdoshme”, është shprehur ai.

Ai ka vlerësuar se, megjithëse Ministria, sipas tij, ka vullnet për të ndryshuar situatën, momenti i përzgjedhjes është gabim për shkak të afatit të shkurtër para fillimit të vitit shkollor, dhe kjo sipas tij, mund të sjellë sfida të jashtëzakonshme.

Gega ka shfaqur edhe shqetësimin lidhur me mënyrën se si do të veprohet në praktikë ky ndryshim, duke theksuar se prindërit e kanë lirinë e zgjedhjes së teksteve, ndërsa ka dyshime se si do të organizohet ky proces në mënyrë efikase.

“Nuk e di si do të veprohet, si do t’i blejnë prindërit librat, kush do t’ia bëjë përzgjedhjen e teksteve shkollore, kur kanë lirinë e përzgjedhjes, dikush punon me librat të Dukagjinit, dikush me librat e tjetër shtëpi botuese. E tash prindi cilën do ta zgjedhë. Mos ta hamendësoj, mirëpo sigurisht që do të ketë kokëçarje të jashtëzakonshme”, ka thënë Gega.

- Advertisement -rrrrrrr

Gjithashtu, Gega ka njoftuar se një mbledhje është mbajtur për këtë çështje. Ai ka shprehur shqetësimin e tij se drejtorët komunalë të arsimit nuk janë ftuar në këtë takim, ndërsa ata, siç ka thënë ai, ata kanë rolin zyrtar në procesin e marrjes së vendimeve për tekste shkollore.

“Një mbledhje e mbajtur, ku ka qenë e ftuar ministrja Nagavci, por nuk ishte në takim, nuk ishin në takim asnjë përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, që të marrim informata shtesë. Po në të njëjtën ditë thirret Këshilli i Prindërve në nivel të Kosovës në Ministri, por nuk duhet të thirret para drejtorëve të Arsimit Komunal sepse aty është ana ligjore zyrtare e gjithë asaj, larg asaj që të anashkalohet Këshilli i Prindërve. Por, të thirret Këshilli i Prindërve dhe të mos thirren drejtorët komunalë të Arsimit në këtë periudhë, ku edhe një javë do të fillojë procesi mësimor, besoj që do ta ketë koston e saj”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

MASHTI mohon ekzistencën e tekstit kontroverzal në kurrikulë, thotë se lënda “edukimi seksual” s’është obligative

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Taulant Kelmendi, ka mohuar raportimet lidhur...

“Turp; Kurti duhet të kërkojë falje”: Shpërthejnë reagimet për kurrikulën e edukimit seksual në shkolla

Tashmë çështja e kurrikulës së edukimit seksual është në qendër të vëmendjes. Në fakt,...

‘Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues’ – Hykmete Bajrami kërkon që Arbërie Nagavci të shkoj në shtëpi

Pas reagimeve të shumta lidhje me doracakun për lëndën ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’,...

CINEPLEXX aktivitet me nxënësit e klasës të 5-të në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë – argëtim, kuiz dhe bileta falas

Kinemaja Cineplexx të hënën më 11 nëntor ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit...