E diel, 19 Janar, 2025

Drejtori i arsimit në Komunën e Drenasit ‘punëson’ mbesën si mësimdhënëse

- Advertisement1-

Në dokumentin e publikuar nga Komuna e Drenasit, shihet se kandidatja F. Morina është përzgjedhur si mesimdhënëse në shkollën “Rasim Kiqina” – deri sa mësimdhënësi të kthehet nga funksioni publik.

Rajoni.org ka zbuluar ekskluzivisht se F. Morina është mbesa e drejtorit të DKA’së, Muhamet Gjoka.

- Advertisement -

Sipas dokumentit të publikuar nga Komuna e Drenasit, ajo punën e ka filluar në pushimët verore – pra saktesisht 21.06.2023.

Portali rajoni.org i ka dërguar pyetjet në adresë të drejtorit Gjoka lidhje me këtë çështje, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ai edhe pas dy ditësh pritje.

Mes pyetjeve të dërguara, portali ka pyetur drejtorin Gjoka se a ka lidhje familjar me kandidatën e pranuar, dhe nese ka lidhje familjarë, çka e ka saktësisht – mirëpo nuk arritëm të marrin përgjigjje.

Por, çka thotë ligji për raste të tilla?

Praktika e punësimit të favorizuar paraqet shkelje të së paku Konventës Universale për të Drejtat e Njeriut, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit Nr. 05/L-021 për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Neni i 6-të i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit specifikon se konflikti i interesit është gjendja e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të zyrtarit të lartë, kur ai ka interesa private të drejtpërdrejta ose të tërthorta, personale ose pasurore, te cilat ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në ligjshmërinë, transparencën, objektivitetin dhe paanësinë e tij gjatë ushtrimit të funksionit publik, poashtu në nenin e 9-të të këtij ligji, pika 1.9. thotë se zyrtarit i ndalohet të ndërmarr veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten interesit personal të tij apo interesit të personave të afërt. Rajoni.org

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...