Drejtori i Arsimit në Han të Elezit: Ende s’janë siguruar librat për të gjithë nxënësit

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hisni Luri në një prononcim për “Front Online” ka deklaruar se ende nxënësit po ballafaqohen me mungesë të librave.

- paragrafi 1 -

Luri tha se kjo komunë ende po përballët edhe me mungesë të librarive.

- Advertisement -

Tutje, Luri thotë se ky vit i ri shkollor ka filluar me sfida për prindërit që kanë fëmijë.

“Për të gjithë nxënësit ende nuk janë siguruar librat. Edhe prindërit e kanë përgjegjësinë se jo të gjithë janë të vetëdijesuar. Mbi 80% janë siguruar por ka ende nxënës pa libra”.

“Hani i Elezit ende përballët me mungesë të librarive, se kur kanë ardhur librat në shkolla s’kanë pas interes librarit të ketë në qytet. Sfidë e vështirë për prindërit”, deklaroi Luri për “Front Online”.