Drejtori i Arsimit në Gjilan viziton Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” dhe shkollën “Asllan Elezi”

- Advertisement5 -

Drejtori i Drejtorisë të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, ka realizuar vizita pune në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” dhe në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Asllan Elezi”, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

- paragrafi 1 -

Gjatë vizitave takoi udhëheqësitë e shkollave, personelin administrativ dhe bashkëpunëtorët profesionalë, me të cilët diskutoi gjendjen dhe procesin arsimor, si dhe sfidat me të cilat përballen përditë.

- Advertisement - M1

U theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet DKA-së dhe shkollave për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin.

Funksionimi i plotë i hallkave organizative brenda shkollave, në bashkërendim me DKA-në dhe MAShTI-n, është thelbësor për një arsimim më cilësor dhe disiplinë.

Si DKA, do të mbështesim shkollat në të gjitha format e mundshme, me prioritet planet zhvillimore që kërkojnë mbështetjen tonë, qofshin ato në infrastrukturë apo projekte të zhvillimit profesional.

- Advertisement - m2

Drejtori vlerësoi angazhimin e drejtuesve dhe stafit, duke theksuar se përgjegjësia, përkushtimi dhe bashkëpunimi institucional janë kyç për ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor dhe funksional.

11 1

22