Drejtori i Arsimit në Gjilan: Pretendimet për punësime pa meritokraci nuk janë të vërteta

- Advertisement -

Emi Thaqi, nga qyteti i Gjilanit ka 15 vite që aplikon rregullisht për punësim në shkollat publike. Ajo për AlbanianEducation.net ka thënë se çdo vit merr pjesë në konkurse zyrtare, i kalon me sukses testet me shkrim dhe rezultatet e saj në intervista janë gjithmonë të mira, por përkundër kësaj emri i saj vazhdimisht mbetet jashtë listave të pranimeve, dhe kështu nuk arrin të punësohet.

- paragrafi 1 -

Lidhur me këto akuza të saj, AlbanianEducation.net ka kontaktuar drejtorin e Arsimit në Gjilan, Spend Nuhiu, i cili ka thënë se ka parë në rrjetet sociale postimin e znj.Thaqi, por ai i ka hedhur poshtë akuzat e saj.

- Advertisement -

Drejtori Nuhiu thotë se pretendimet e znj.Thaqi nuk janë të vërteta dhe punësimet bëhen në bazë të meritokracisë, dhe shton se pakënaqësi ka çdo herë nga kandidatët kur nuk pranohen në pozita të ndryshme.

“Pakënaqësi nga kandidatët e akuza për çdo punësim po ka, kur të aplikojnë 15 persona për një vend pune, atëherë edhe ka pakënaqësi. Unë e kam parë në rrjete spciale postimin e saj, por zyrtarisht nuk kemi pas një ankesë për rastin në fjalë. Nuk janë të vërteta pretendimet e saj”, ka thënë drejtori Nuhiu për AlbanianEducation.net

Kujtojmë se Emi Thaqi ka bërë të ditur se se do ta ndjekë çështje deri në fund, përmes rrugëve ligjore, përmes avokatit, me qëllim siç thotë të kërkojë drejtësi për rastin e saj. /AlbanianEducation.net/.

- Advertisement -