E hënë, 20 Janar, 2025

Drejtori i Arsimit në Ferizaj: Sivjet ka 35 nxënës më shumë në shkollat profesionale

- Advertisement1-

Almedina Elezi çdo ditë bën të njëjtën rrugë për shkollë, e transporti që e përdor nga fshati Kaçanik i Vjetër për ardhje është falas.

Një gjë e tillë po u mundësohet të gjithë nxënësve të shkollës së mesme profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” në Kaçanik të cilët udhëtojnë nga vendet rurale.

- Advertisement -

Almedina tani është në vitin e dytë në këtë shkollë dhe është mirënjohëse për mundësinë. Thotë se për familjen shkollimi dhe udhëtimi janë vështirë të përballueshme.

Nxënësja ka në plan që paratë që i kursen nga udhëtimi t’i shpenzojë për gjëra e nevoja të tjera.

Me ligj, komunat janë të obliguara që të paguajnë transportin e nxënësve vetëm në shkollën fillore dhe atë kur është më larg se 4 kilometra.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Kaçanikut, Zahir Doda, thotë se vendosën që të paguajnë transportin për nxënësit e fshatrave me qëllim të fuqizimit të shkollave profesionale.

Masa dha efektet e saj, dhe këtë vit sipas tij ka 35 nxënës më shumë në shkollat profesionale.

@KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...