Drejtori Bedri Toplana nga Kijeva pensionohet pas një karriere të gjatë në arsim

- Advertisement -

Në shkollën “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, së bashku me paralelet e ndara fizike në Burim (Stapanic) dhe Golluboc, është shënuar pensionimi dhe ditëlindja e drejtorit të shkollës, Bedri Toplana., shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në emër të Këshillit të Arsimtarëve të shkollës, i është uruar ditëlindja dhe pensionimi me një mesazh mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tij shumëvjeçar në arsim.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

I nderuari Drejtor,

Në emër të Këshillit të Arsimtarëve të SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë dhe paraleleve të ndara fizike në Burim (Stapanic) dhe Golluboc, ju urojmë ditëlindjen dhe pensionimin tuaj me shumë respekt e mirënjohje.

- Advertisement -

Pas një jete të tërë të përkushtuar arsimit, punës, disiplinës dhe kujdesit ndaj nxënësve e stafit, ju po mbyllni një kapitull të rëndësishëm me plot dinjitet dhe kujtime të bukura.

Puna juaj, drejtimi i mençur dhe shembulli i mirë do të mbeten përherë frymëzim për të gjithë ne.

Ju dëshirojmë shëndet, lumturi dhe ditë të qeta e të gëzuara në vitet që vijnë, të shijoni frytet e punës së ndershme që keni dhënë për brezat e rinj.

Urime ditëlindjen dhe pensionimin drejtor Bedri Toplana!
Me respekt,
Këshilli i Arsimtarëve