Drejtori Bajselmani, vlerëson përkushtimin dhe sukseset në shkollën “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Remzi Bajselmani, ka vizituar sot Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e Greikocit” në fshatin Greikoc.

- paragrafi 1 -

Gjatë vizitës, drejtori Bajselmani ka vlerësuar lartë përkushtimin e stafit arsimor dhe rezultatet e arritura nga nxënësit, duke theksuar se “përkushtimi për punë dhe suksese të mira është në nivelin më të mirë”.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se Drejtoria e Arsimit do të vazhdojë të mbështesë shkollat që tregojnë angazhim e rezultate të dalluara, si shembuj të mirë të arsimit cilësor në komunë.

- Advertisement -