Drejtori Bajselmani viziton shkollën në Sopijë: Ka përkushtim dhe kushte të mira për punë

- Advertisement -

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, ka vizituar sot shkollën fillore në fshatin Sopijë.

- paragrafi 1 -

Gjatë kësaj vizite, ai është pritur nga stafi arsimor dhe nxënësit e shkollës, ku pati mundësi të njihet nga afër me kushtet e punës dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në Facebook, drejtori Bajselmani ka ndarë disa fotografi nga vizita, duke theksuar përkushtimin institucional ndaj arsimit dhe rëndësinë e krijimit të kushteve të mira pune për mësimdhënësit dhe nxënësit.

“Në Sopijë ka përkushtim dhe kushte të mira për punë!,” ka shkruar ai në postimin e tij.

- Advertisement -

Kjo vizitë është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të drejtorisë për të monitoruar nga afër institucionet arsimore nëpër fshatra dhe për të identifikuar nevojat eventuale në terren.