Testimi apo jo i mësimdhënësve shpeshherë ka çuar jo pak pluhur.
Për këtë çëshje për Albanian Education kishte folur edhe Akif Shkreta, drejtor i shkollës fillore të mesme të ultë “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit.
Ai kishte deklaruar se testimi i mësimdhënësve është jo i drejtë.
“Sa i përket testimit të mësimdhënësve qëndrimi im është që testimi është vetëm një kriter i vlerësimit dhe konsideroj që është i përkohshëm dhe jo i drejtë, më mirë do të ishte performanca e mësimdhënësve dhe klasisfikimi sipas Udhëzimit Administrativ, kjo e mbulon dhe qartëson rolin e mësimdhënësit në punë, duke e klasisfikuar sipas të dhënave të mbledhura, e kjo duhet të jetë punë në kontinuitet”, ka thënë Shkreta.