Drejtori i shkollës “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit, Akif Shkreta, ka thënë se vitin 2023 e kanë përmbyllur me përplot suksese e angazhime për një shkollë sa më moderne e sa më zhvillimore duke u qasur me të gjithë ne formë e në fryme demokratike, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i tij:
E premte
29.12.2023
Të nderuar dhe shumë të respektuar prindër dhe ju të tjerë, sot po e përmbyllim vitin 2023 me përplot suksese e angazhime për një shkollë sa më moderne e sa më zhvillimore duke u qasur me të gjithë ne formë e në fryme demokratike, e në veçanti me fëmijet tuaj ku po bëjme të pamundurën që të ndihen sa më mirë në shkollë e sa më të sukseshëm pavarësisht sfidave të kohës me të cilat po ballafaqohemi e shpesh si tërësi po atakohemi mediatikisht, por e vërteta e jona është që sinqerisht po mundohemi dhe po bëjmë të pamundurën që të mbetemi shkollë standarde.
Nuk dua të them që jemi perfekt por së paku jemi në linjë të mbarë e të metat evidente do të përpiqemi ti mënjanojnë tërësisht, sado qofshin ato.
Të nderuar prindër dhe ju të tjerë unë si udhëheqës i shkollës në përgjithësi vërtetoj se ky vit ka qenë i mbarë e i sukseshem, andaj ju duheni ta mbështetni të mbarën dhe suksshmën se vetëm kështu mund të krijojmë një të ardhme të sigurtë .
Në emer të shkollës ju falenderojmë për bashkëpunim reciprok duke ju uruar që viti 2024 të jetë edhe më i suksesshëm dhe i mbarë !
Urime e gëzuar për ju!
Drejtor: Akif Shkreta