Drejtorët e shkollave në Prishtinë “ia krisin valles” në darkën përmbyllëse të vitit

- Advertisement5 -

Drejtorët e shkollave të Prishtinës janë mbledhur në një darkë festive përmbyllëse të vitit shkollor, të organizuar nga Drejtoria e Arsimit, ku nuk munguan atmosfera e ngrohtë, muzika dhe momentet festive, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani, ka ndarë një postim lidhur me mbrëmjen përmbyllëse të vitit shkollor, e organizuar së bashku me drejtorët e shkollave dhe Drejtorinë e Arsimit të Kryeqytetit, ku ka publikuar dhe disa fotografi nga ndeja.

- Advertisement -

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Arsimit, Samir Shahini, dhe ish-drejtoresha e DKA-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Sipas drejtorit Osmanit, kjo mbrëmje ishte jo vetëm simbol i përfundimit të një viti të suksesshëm pune, por edhe një përjetim shumë personal për të, pasi u ngjit në skenë me grupin e tij muzikor.

601814444 1200370778721311 9066791632663537755 n

- Advertisement -

598816157 1200370782054644 6606549706617738741 n

602421798 1200370745387981 107712968928782868 n

Drejtori Visar Osmani në këtë mbrëmje mori dhe mikrofonin për të kënduar, pasi më parë ka qenë dhe këngëtar.

602964673 1200370678721321 960079006013741144 n

599576236 1200370845387971 4875620351513522434 n

Postimi i tij i plotë:

Mbrëmje përmbyllëse e vitit me drejtorët e shkollave dhe Drejtorinë e Arsimit, me praninë e Kryetarit të Prishtinës z.Perparim Rama dhe kabinetit të tij.

Një natë e veçantë për të gjithë ne, por edhe shumë personale për mua ,në skenë me grupin tim Muzikor me emocione të forta, energji e pastër dhe një atmosferë që do të mbahet mend.

Faleminderit për respektin, bashkëpunimin dhe këtë mbrëmje të paharrueshme. 🎶✨