E premte, 20 Shtator, 2024

Drejtoreshës Sevdije Morina të shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan i vazhdohet mandati edhe për 4 vite

- Advertisement1-

Viti 2024 filloi me të mira në shkollën “Thimi Mitko” në Gjilan, pasi drejtoresha e shkollës znj. Sevdije Sadiku Morina u gradua me titullin Doktor Shkence, menjëherë në fillim të janarit, duke u bazuar në vlerësimin e performancës, vlerësim i cili ka kaluar nëpër disa faza si proces, rezultoi me sukses.

Në fillim është bërë vetëvlerësimi nga drejtoresha, më pastaj nga ekipa vlerësuese në nivel të DKA-së, dhe në fund nga Inspektorati i Arsimit në nivel vendi ka vendosur që t’i vazhdohet mandati edhe për 4 vite.

- Advertisement -

Po, kush është drejtoresha e shkollës Sevdije Sadiku?!

Sevdije Sadiku u lind më 11.06.1976 në Gjilan.

Shkollën e lartë e kreu në Gjilan në drejtimin Pedagogji (Tetor 1995 – Shtator 1997), për të vazhduar më pastaj në ne fakultetin Peagogjik te Universiteti te Prishtines (Tetor 2003 deri Shkurt 2007). Pas përfundimit të fakultetit ka ndjekur studimet te ciklit te dytë ne Universitetin SEEU te Maqedonisë (Tetor 2009 – Shtator 2012); dhe ka fituar gradën shkencore: Magjister per “Menaxhimi dhe Udheheqja ne Arsim”.

Pas gjithë këtyre studimeve të ndjekura, drejtoresha Sevdije Sadiku ka ndjekur studimet e doktoratures në Fakultetin Pedagogjik -Drejtimi “Shkencat Arsimore”, me çrast më datë 25 dhjetor të vitit 2023 është kurorëzuar me titullin Doktor Shkence.

Publikimet që ka realizuar gjatë viteve të studimit janë si në vijim:

• Is E-learning a Functional Model of Teaching in Kosovo’s Primary Education System; 2013, “Research and Education challenges towards the future”. Shkodër, Albania

- Advertisement -rrrrrrr

• Planifikimi i procesit mësimor me anë të Mësimit Elektronik” Tetove 2013, pjesemarrje ne konference ndërkombëtare ”Problemet socio-kulturore dhe sfidat e bashkekohesise”

• “Metodologjia e mesimdhenies me nxenesin ne qender”( punim i pranuar ne revisten shkencore te fakultetit Pedagogjik – Manastir, Maqedoni , 2017

• “Factors affecting teacher motivation”, 2018, Florina -Greqi.( punim i pranuar). Ndërsa, ka ndjekur trajnimet:

Programi per zhvillimin e mesimdhenesve.
• Trajnime per mesuesit Mentor

Qendra Arsimit e Kosoves
• Zhvillimi i Mendimi Kritik Gjate Leximit dhe Shkrimit.
Cultur Kontakti
• Metoda dhe forma te reja ne mesimdhenie

GIZ, Doutsche Gesellschaft
• Mamematika dhe metodologjite e mesimdhenies per klaset 1 deri ne 5 (50 njesi mesimore) etj.
• GIZ, Doutsche Gesellschaft( kam titullin e trajneres nga GIZ per Shkencat e natyres per klaset 1 deri 5.

Aftësitë profesionale dhe eksperienca
Eksperienca: Njohje te sistemit edukativo mesimor te Kosoves posaqerisht te nivelit Primar dhe atij Sekondar. Poashtu njohuri te mjaftushme te nivelit te larte arsimor te Kosoves.

Aftesite Studimore: Gjate 25 viteve eksperience ne sistemin arsimor te Kosoves qene ne gjendje te zhvilloje mendime analitike te cilat i kane ndihmuar te jetë me shume eficiente gjate hulumtimeve.

Gjuhet: Gjuha Shqipe, Angleze dhe Serbe

Eksperienca Profesionale
• Drejtoreshë në SHFMU “ Thimi Mitko” në Gjilan nga data 15.07.2018 deri më tani

• Asistente e angazhuar ne UKZ Fakulteti i Edukimit – Drejtimi Parafillor –lenda- ” Bazat e hulumtimit shkencor” 2019-2020

• Ligjëruese në Universitetin e Gjilanit në programin AKM për lëndën “ Edukimi Inkluziv” (2016)

• Ligjeruese ne Universitetin Shteterore te Gjakoves ne programin AKM per lenden “Menaxhimi ne Arsim” (2015)

• Asistente e angazhuar ne UKZ Fakulteti i Edukimit – Drejtimi Parafillor –lenda- ”Komunikimi ne Arsm” ( 2014)

• Ligjeruese ne Universitetin Shteterore te Prizrenit ne programin AKM per lenden “Menaxhimi ne Arsim” (2013)
• Ligjeruese ne Universitetin Shteterore te Prizrenit ne programin AKM per lenden “Menaxhimi ne Arsim” (2013)

• Ligjeruese ne Universitetin Shteterore te Prizrenit ne programin AKM per lenden “Teoria e Mesimit” ( 2012)

• Assistante e koordinatorit te Qendres Didaktike te Kosoves ne Gjilan ( Dhjetor 2002 deri Dhjetor 2003)

• Mesimdhenese ne projektin e Edu-Pool “In Step ëith the time” (Mars 2003 to Maj 2007)

• Trajnere ne projektin GIZ ne shkencat e natyres 1 deri 5

• Mesuese ne shkollen fillore “Thimi Mitko” (Shtator 1997 – 2018)

Është e martuar dhe ka tre fëmijë: Vektorin, Vymesën dhe Vionin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...