Shkrim nga Zana Kurtishi Rudi, drejtoreshë e shkollës “Mustafa Bakija”, në Gjakovë
Të dashur prindër, është koha ta ndajmë përgjegjësinë me vetëdije.
Sot pashë një video rreth komenteve për Roblox, dhe ajo më bëri të mendoj për një realitet që po e shohim gjithnjë e më shpesh:
Sa herë që shfaqet një problem me fëmijët — qoftë për bullizëm, dhunë jashtë shkolle, varësi nga teknologjia, Snapchat, Roblox apo çështje familjare — shumë prindër presin që shkolla t’i zgjidhë të gjitha.
Por e vërteta është kjo:
🎯 Shkolla nuk mund të zgjidhë problemet që lindin në shtëpi apo në rrugë.
🎯 Asnjë mësues nuk mund të zëvendësojë rolin e prindit në edukimin moral, emocional dhe jetësor të fëmijës.
Edukimi është bashkëpunim — jo bartje përgjegjësish.
Prindi është ai që udhëheq fëmijën në përdorimin e teknologjisë, në komunikim dhe në sjellje jashtë mureve të shkollës.
Shkolla është ajo që e udhëzon në dije, në vlera dhe në zhvillimin shoqëror brenda mjedisit arsimor.
Prandaj, le ta themi qartë:
Problemet që lindin në shtëpi zgjidhen në shtëpi.
Problemet që lidhen me shkollën, i zgjidhim bashkë me ju dhe psikologun.
Nëse secili kryen rolin e vet me përkushtim — prindi si prind, mësuesi si mësues — atëherë fëmija do të ketë mbështetjen më të fortë që mund të ekzistojë. 💪
📢 Të mos presim që shkolla të bëhet prind. Të mos harrojmë që prindi është shkolla e parë e fëmijës.