Drejtoresha Valbonë Hoti: Mësimdhënësit meritojnë respekt, vlerësim dhe mbështetje çdo ditë

- Advertisement -

Drejtoresha e shkollës “Katër Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, Valbonë Hoti, ka përcjellë një mesazh me rastin e vlerësimit të punës së mësimdhënësve, duke theksuar rolin e tyre si themel i suksesit të shkollës dhe i formimit të brezave të rinj.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e saj, drejtoresha Hoti ka theksuar se puna e mësimdhënësve është baza mbi të cilën ndërtohet çdo e ardhme dhe se çdo orë mësimi, përgatitje apo sfidë që ata përballojnë, përbën një hap drejt edukimit dhe formimit të nxënësve.

- Advertisement -

“Mësimdhënësit tanë meritojnë respekt, vlerësim dhe mbështetje çdo ditë, jo vetëm për detyrën që kryejnë, por për ndikimin e madh që kanë në jetën e nxënësve tanë,” është shprehur Hoti.

Ajo ka shtuar se mësimdhënësit përballen çdo ditë me sfida, por nuk ndalen asnjëherë në përkushtimin e tyre për arsim cilësor dhe përgatitjen e brezave të rinj.

“Ata punojnë për të ardhmen, jo për duartrokitje, por për dritën që shohin në sytë e nxënësve kur ata arrijnë suksesin,” ka theksuar më tej ajo.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Mësimdhënësit forca e shkollës sonë

Sot dua të theksoj diçka që shpesh harrohet: puna e mësimdhënësve është themeli mbi të cilin ndërtohet çdo e ardhme.
Çdo orë mësimi, çdo përgatitje dhe çdo sfidë që ata përballojnë, është një hap drejt formimit të brezave të rinj.

Mësimdhënësit tanë meritojnë respekt, vlerësim dhe mbështetje çdo ditë , jo vetëm për detyrën që kryejnë, por për ndikimin e madh që kanë në jetën e nxënësve tanë.

Çdo ditë, me përkushtim dhe durim, ata përballen me sfida, por asnjëherë nuk ndalen.
Ata punojnë për të ardhmen , jo për duartrokitje, por për dritën që shohin në sytë e nxënësve kur ata arrijnë suksesin.

Është koha që të gjithë t’u japim vendin dhe respektin që e meritojnë.
Të nderojmë mësimdhënësit tanë, sepse pa ta, asnjë profesion dhe asnjë e ardhme nuk do të ekzistonte.

Le t’i vlerësojmë, t’i dëgjojmë dhe t’i respektojmë si profesionistët që janë.
Sepse shkolla pa mësimdhënës nuk ka shpirt.

Me respekt
Drejtoresha e shkollës
Valbone Hoti