Servete Hajrullahu, dretjoreshë e shkollës “Jeronim de Rada”, në Ferizaj ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ajo në mesazhin e saj thotë se shkolla do të jetë gjithmonë nxënësve për t’ju dhënë mbështetje dhe dashuri në rrugëtimin arsimor.
Mesazhi i saj:
Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju përcjell urimet e mia më të sinqerta për një vit të mbarë, plot suksese e arritje. Çdo fillim i ri është një mundësi e artë për të mësuar më shumë, për të rritur përkushtimin dhe për të ndërtuar të ardhmen me dije e vlera të shëndosha.
Nxënës të dashur, ju jeni shpresa dhe e ardhmja jonë. Shkolla jonë do të jetë gjithmonë pranë jush për t’ju dhënë mbështetje dhe dashuri në rrugëtimin tuaj arsimor. Mësimdhënës të respektuar, ju falënderoj për përkushtimin dhe sakrificën tuaj të palodhur, ndërsa prindër të nderuar, ju mbeteni partnerët tanë të çmuar në çdo hap.
Uroj që ky vit të jetë i mbushur me shëndet, suksese dhe harmoni për secilin prej nesh. Le të jetë ShFMU “Jeronim de Rada” vendi ku dijet, vlerat dhe mirësia të shndërrohen në udhërrëfyes për gjeneratat që po rriten.
Me respekt e përzemërsi,
Drejtoresha e ShFMU “Jeronim de Rada”
Servete Hajrullahu