Drejtoresha Rudina Maksuti: Sot të jesh i edukuar është fatkeqësi

- Advertisement5 -

Ndërsa po diskutonte për bullizimin në mesin e adoleshentëve, Rudina Maksuti, drejtoreshë e shkollës 9 vjeçare “Kongresi i Manastirit, tregoi në “Open” në News 24, tha se ata që bien pre e këtij fenomeni janë fëmijët më të edukuar.

- paragrafi 1 -

“Sot fëmijët më të edukuar janë më të bullizuarit. Sot të jesh i edukuar është fatkeqësi! Sot të ndihesh i vlerësuar nga shoqëria duhet të përdorësh një fjalor banal. Duhet të kesh fjalor ofendues. Vërtetë këto fëmijë vuajnë.

- Advertisement - M1

Vështirësia është se si t’i zbulojmë. Ata që bullizohen mbyllen në vetvete! Nis në klasë të pestë ose të gjashtë. Me rritjen e moshës, problemet do të bëhen drastike nëse inteligjenca e shkollës, familjes. Në arsimin nëntëvjeçar nuk janë të tejskajshme problemet”, theksoi ajo.