Drejtoresha me apel për prindërit: Mbështetni fëmijët gjatë vitit,mos kërkoni ndryshimin e notave nëfund



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Katër Dëshmorët”, në fshatin Ratkoc,  Valbone Hoti,  u ka bërë thirrje prindërve që të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në arsimimin e fëmijëve gjatë gjithë vitit shkollor, duke theksuar se suksesi ndërtohet me përkushtim të vazhdueshëm dhe jo vetëm në fund të vitit.

- paragrafi 1 -

Drejtoria i ka ftuar prindërit të interesohen çdo ditë për mësimet, detyrat dhe përparimin e fëmijëve të tyre, duke shmangur kërkesat për ndryshimin e notave në momentet e fundit.

- Advertisement - M1

Sipas shkollës, nota është pasqyrë e punës, angazhimit dhe rezultateve të arritura gjatë gjithë vitit shkollor, ndërsa vlerësimi mbetet kompetencë profesionale e mësimdhënësve.

Postimi i shkollës:
·
Të nderuar prindër,

Ju lutemi, qëndroni pranë fëmijëve tuaj gjatë gjithë vitit shkollor. Interesohuni për mësimet, detyrat dhe përparimin e tyre çdo ditë, sepse suksesi ndërtohet me përkushtim të vazhdueshëm, jo vetëm në fund të vitit.

- Advertisement - m2

Mos e vendosni mësimdhënësin në pozitë të vështirë duke kërkuar ndryshimin e notës në momentet e fundit. Nota nuk është çështje negocimi dhe as dënim , ajo është pasqyrë e punës, angazhimit dhe rezultateve të nxënësit gjatë gjithë vitit shkollor.

Mësimdhënësit nuk kanë inate personale ndaj asnjë nxënësi. Ata vlerësojnë me profesionalizëm, përgjegjësi dhe mbi bazën e njohurive, angazhimit dhe arritjeve të secilit. Të vësh në dyshim integritetin e tyre vetëm sepse nota nuk është ajo që pritet, nuk është e drejtë.

Kur familja dhe shkolla bashkëpunojnë që nga dita e parë, fëmijët fitojnë më shumë dhe në fund të vitit nuk mbetet vend për pakënaqësi apo keqkuptime.

Ju lutemi të respektoni punën dhe profesionalizmin e mësimdhënësve. Vlerësimi i nxënësit është kompetencë profesionale e mësimdhënësit, i bazuar në njohuritë, angazhimin dhe rezultatet e arritura gjatë gjithë vitit shkollor.

Asnjë notë nuk ndryshohet me kërkesa, presion apo ndërhyrje në fund të vitit.

Le të mos kërkojmë ndryshimin e notës në fund të vitit, por të ndryshojmë qasjen që në fillim.

Respekti për punën e mësimdhënësit dhe mbështetja e vazhdueshme e fëmijës janë çelësi i suksesit.
Me respekt drejtoresha .

Shqip | English