Drejtoresha Kreshnike Kabashi: Urime 7 Marsi mësimdhënës – mirënjohje për edukimin e brezave

- Advertisement5 -

Drejtoresha e shkollës “Meto Bajraktari”, në Prishtinë, Kreshnike Kabashi, ka uruar mësimdhënësit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se puna e mësuesit është një nga përgjegjësitë më të mëdha në shoqëri, sepse në duart tuaja formohen mendjet dhe karakteret e gjeneratave të reja.

- Advertisement - M1

Postimi i saj:

Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit!

Sot me mirënjohje të thellë i uroj të gjithë mësimdhënësit për përkushtimin, punën dhe durimin e tyre në edukimin e brezave. Ju jeni drita që ndriçon rrugën e dijes dhe shpresa për një të ardhme më të mirë.

- Advertisement - m2

Respekt i veçantë për mësuesit tanë që, edhe në vitet më të vështira, veçanërisht gjatë luftës, nuk u ndalën së dhëni kontributin dhe sakrificën e tyre për arsimin dhe ruajtjen e dijes. Tributi juaj për kombin dhe për brezat e rinj mbetet i paharruar.

Puna e mësuesit është një nga përgjegjësitë më të mëdha në shoqëri, sepse në duart tuaja formohen mendjet dhe karakteret e gjeneratave të reja. Çdo ditë prindërit ju besojnë gjënë më të çmuar që kanë – fëmijët e tyre – dhe ju me përkushtim, durim dhe dashuri i udhëzoni drejt dijes, vlerave dhe së ardhmes.

Faleminderit për gjithçka që bëni çdo ditë.

Gëzuar 7 Marsin!

649109496 10232582929660155 6338503743409782503 n
Screenshot