Drejtoresha Jehona Lushaku: Shkolla “Dardania” në kryeqytet, gati për shtator 2024

- Advertisement5 -

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu ka vizituar shkollën “Dardania” në Prishtinë ku është pritur nga drejtori Besim Gashi.

- paragrafi 1 -

Ndërsa renovimet në këtë shkollë po vazhdojnë, e para e arsimit në kryeqytet ka thënë se gjysma e objektit do të përfundojë në maj dhe gjithë objekti do të jetë gati për shtator 2024, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Postimi i saj:

Në shkollën Dardania

Sot kam vizituar klasat e shkollës Dardania dhe kam parë nga afër kushtet e vështira në disa klasë ku mbahet mësimi.

- Advertisement - m2

Kam angazhuar ekip të veçantë për të ndërhyrë dhe sanuar defektet në këto klasa menjëherë gjatë vikendit.

Për njoftimin e të gjithëve, shkolla Dardania është në renovim me donacion nga Zyra e BE-së dhe kjo e ka detyruar shkollën që të mbajë mësim në tri ndërrime.

Kemi marrë zotim që gjysma e objektit do të përfundojë në maj dhe gjithë objekti do të jetë gati për shtator 2024.

Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë prindërve dhe durim deri në përfundim të vitit shkollor. Shtatori do të jetë ndryshe.

Kryeqyteti është duke planifikuar fillimin e mësimit të vitit të ardhshëm në të cilin nuk do të ketë shkolla me tri ndërrime si dhe do të ketë riorganizim me qëllim të avansimit të cilësisë në arsim.

FB IMG 1714388327908

Screenshot 20240429 130239 Facebook