E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Drejtoresha Eranda Baçi nis takimet me nxënësit në Gjakovë: Do të marrim të gjitha masat që shkolla të jetë vend i sigurt

- Advertisement1-

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova Baçi, ka nisur një tur të takimit me nxënës të gjimnazeve e shkollave të mesme.

Ditën e parë të takimeve, dje, e ka nisur me gjimnazistët e shkollës “Hajdar Dushi”, kurse sot ka takuar nxënësit e shkollës së mesme “Nexhmedin Nixha”, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

“Realizuam debatin shumë konstruktiv me gjimnazistët e shkollës “Hajdar Dushi”.
Nga të gjitha pikat e debatuara dhe nga komunikimi interaktiv, zotimi i përbashkët ishte që të respektohen të gjitha rregulloret dhe ligjet në fuqi.Drejtoria e Arsimit do të marr të gjitha masat që shkolla gjithmonë të jetë vend i sigurtë dhe ambient për mësimdhënie dhe mësimnxënie të suksesshme”, ka shkruar dje drejtoresha Baçi pas takimit me gjimnazistët e “Hajdar Dushit”.

Kurse sot pas takimit me nxënësit e “Nexhmedin Nixha”, tha se zotimi i përbashkët ishte që të respektohen të gjitha rregulloret dhe ligjet në fuqi”.

“Interesim i madh nga nxënësit për bashkëbisedim!
Realizuam edhe një debat me nxënësit e SHMLT “Nexhmedin Nixha”.
Nga të gjitha pikat e debatuara dhe nga komunikimi interaktiv, zotimi i përbashkët ishte që të respektohen të gjitha rregulloret dhe ligjet në fuqi”, ka deklaruar drejtoresha Baçi.

/AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Arta Buqaj-Ramabaja zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Arta Buqaj-Ramabaja është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Pavarësia" në Prishtinë, shkruan...

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri...

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...