E premte, 20 Shtator, 2024

Drejtoresha e Unionit të Sindikatave Europiane të Arsimit i kërkon Kurtit takim, shkak grevat e mësimdhënësve

- Advertisement1-

Për shkak të situatës së krijuar në sektorin e Arsimit, në Kosovë pritet të vijë për vizitë, Sussan Flocky, drejtoreshë e Unionit të Sindikatave Europiane të Arsimit.

Kjo pas një kërkese që ajo i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që të ndërmjetësojë për realizimin e kërkesave të BSPK-së.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës Ymer Ymeri, i cili tha se ajo veçse është në pritje të përgjigjes së kryeministrit kosovar.

”Ka bërë kërkesë për takim. Është në pritje të përgjigjes nga kryeministri. Ne jemi anëtarë në Unionin e Sindikatave Europiane të Arsimit, dhe vjen si zyrtare për t’u interesuar me i realizu kërkesat”, është shprehur Ymeri.

Ndërkaq kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Atdhe Hykolli, tha për klankosova.tv se pret nga Qeveria e Kosovës që të lëviz nga qëndrimet e saj për gjetjen e një zgjidhjeje për të dalur nga greva.

”Presim që qeveria të reflektojë dhe të ulet me neve për të gjetur zgjidhje lidhur me kërkesat tona të cilat janë të realizueshme”, tha Hykolli.

Megjithatë Hykolli theksoi se pret që gjatë javës të ketë takim mes Këshillit Grevist të BSPK-së dhe Qeverisë.

”Ne po presim për një takim. Dje për shembull ka pasur sinjale nga qeveria se janë të gatshëm të takohen gjatë ditës së djeshme. Nuk e di ende s’kemi marrë ndonjë ftesë për takim nga qeveria javën e ardhshme. Po presim”, theksoi Hykolli.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...