Drejtoresha e shkollës në Prizren: Nëse mësuesit nuk i arsyetojnë mungesat do të kenë ndalesa në paga

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës drejtoresha Myvedete Gavazaj e shkollës së mesme profesionale “Ymer Prizreni” në Prizren, ka njoftuar se mësimdhënësit të cilët kanë munguar në shkollë do të kenë ndalesa në pagë.

- paragrafi 1 -

Ky veprim sipas saj do të ndodh nëse punonjësit nuk i arsyetojnë mungesat e tyre.

- Advertisement -

Ajo bëri të ditur se gjatë muajit nëntor 2021 mësimdhënësit kanë munguar në 122 orë.

Gavazaj tha se mësimdhënësit mund t’i japin arsyetimet e tyre nga data 1 deri në 3 dhjetor në drejtorinë e shkollës.