E hënë, 20 Janar, 2025

Drejtoresha e shkollës në Mitrovicë ua dha veturën personale nxënësve të mitur

- Advertisement1-

Një rast i pazakontë ka ndodhur në fshatin Kçiq të Madh të Mitrovicës.Më 30 qershor të këtij viti, drejtoresha e shkollës fillore të mesme të ulët “Bislim Imeri”, Ardita Brahimi-Idrizi, dyshohet se me vetëdëshirë ua kishte dhënë në shfrytëzim veturën e saj personale dy nxënësve të mitur.Nxënësit e mitur me veturën e drejtoreshës kishin shkuar për të blerë disa gjësende.

Gjatë kthimit për në shkollë, nxënësit kishin shkaktuar aksident në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.Aksidentin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.Sipas Policisë, aksidenti është shkaktuar nga vetura të cilën e drejtonte një i mitur.

- Advertisement -

Aksidenti ka kaluar pa lëndime por vetëm me dëmë materiale” – ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.“Aksidenti është shkaktuar nga vetura, drejtuesit i të cilit ka qenë i mitur. Ndaj drejtuesit është shqiptuar gjobë për mosposedim të patentë shoferit. Ndërsa lënda ka vazhduar në gjykatë”- tha ai.Dyshohet se me të marrë informatën për aksident, drejtoresha e shkollës kishte raportuar rastin si vjedhje e veturës.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se pas ballafaqimit me deklaratat e nxënësve, drejtoresha e kishte pranuar se veturën ua kishte dhënë me vetëdëshirë nxënësve.

Prokuroria e Mitrovicës ka konfirmuar për KALLXO.com se drejtoresha Ardita Brahimi-Idrizi është duke u hetuar për deklarim të rrejshëm

Në lidhje me rastin, njoftoheni se dyshohet që ka të bëjë me një aksident trafiku ku është përfshirë vetura e drejtoreshës së shkollës në fshatin Kçiq i Madh – Mitrovicë, prokurori kujdestar e ka autorizuar policinë që të hetojë këtë rast, në drejtim të veprës penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rrejshëm” , sepse nga informatat e siguruara dyshohet që drejtoresha e shkollës ua ka ofruar automjetin me dëshirë, e më pas dyshohet se pasi që ka ndodhur aksidenti, të njëjtin automjet e ka raportuar si të vjedhur. Ky rast është duke u hetuar në bashkëpunim me policinë”- kanë thënë nga Prokuroria.

KALLXO.com më 5 korrik 2023 ka vizituar shkollën në Kçiq të Madh dhe ka kërkuar takim me drejtoreshën e shkollës.

Punonjës të shkollës i kishin thënë ekipit të KALLXO.com se drejtoresha nuk ishte aktualisht në shkollë.

- Advertisement -rrrrrrr

Por, burime të KALLXO.com kanë treguar se drejtoresha ishte brenda objektit. Përkundër disa orë pritjeje, drejtoresha nuk kishte dalë nga objekti i shkollës.

Drejtoresha Ardita Brahimi-Idrizi kishte kontaktuar ekipin e KALLXO.com, duke i kërkuar që të dërgojnë email për arsyen e takimit, orën dhe vendin. Ajo ishte shprehur e gatshme për takim.

KALLXO.com i ka dërguar më 5 korrik 2023 email drejtoreshës duke i treguar arsyen e takimit dhe gatishmërinë për takim kurdo që ajo është e lirë

Por Brahimi-Idrizi nuk ishte përgjigjur.
KALLXO.com ka tentuar përsëri të kontaktojë me drejtoreshën më 14 gusht por ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...