Drejtoresha e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë falënderon mësimdhënësit për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre



nder titull

- Advertisement5 -

Në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë sot është mbajtur mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve,ku është bërë një analizë e detajuar e punës së realizuar gjatë vitit shkollor 2025/2026, duke prezantuar statistikat, arritjet, projektet, trajnimet dhe objektivat tona për vitin e ardhshëm.

- paragrafi 1 -

Drejtoresha Kreshnike Kabashi-Ademi falënderoi mësimdhënësit për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, nxënësit për angazhimin dhe sukseset e arritura, si dhe prindërit për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë:

Përmbyllja e vitit shkollor 2025/2026

Sot, në mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve, bëmë një analizë të detajuar të punës së realizuar gjatë vitit shkollor 2025/2026, duke prezantuar statistikat, arritjet, projektet, trajnimet dhe objektivat tona për vitin e ardhshëm.

- Advertisement - m2

Viti që lamë pas ka qenë një ndër vitet më të suksesshme për shkollën tonë.

Me përkushtim, profesionalizëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, kemi arritur rezultate të shkëlqyera në nivel komunal dhe kombëtar.

Jemi krenarë që shkolla jonë është renditur në mesin e tre shkollave më të mira në Komunën e Prishtinës në garat komunale, duke dëshmuar cilësinë e punës dhe angazhimin e të gjithëve.

Gjatë këtij viti janë realizuar me sukses projekte të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, janë ndjekur trajnime profesionale dhe janë krijuar mundësi të reja zhvillimi për nxënësit dhe stafin tonë. Këto rezultate janë fryt i një pune të përbashkët dhe i një vizioni të qartë për avancimin e vazhdueshëm të shkollës sonë.

Falënderojmë nga zemra mësimdhënësit për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, nxënësit për angazhimin dhe sukseset e arritura, si dhe prindërit për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Me krenari për arritjet e këtij viti dhe me motivim për sfidat e reja, shikojmë drejt vitit që na pret, të bindur se së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë histori suksesi.
Ju urojmë të gjithëve pushime të mbara, shëndet dhe energji për një vit të ri shkollor edhe më të suksesshëm!

Shqip | English