Shkolla “Mehmet Gjevori”, në Prishtinë ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve në të cilën u analizuan dhe u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me përfundimin e vitit shkollor.
Drejtoresha e shkollës,Vlora Maliqi, raportoi se, në përgjithësi, planprogrami është realizuar me sukses dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara për këtë vit shkollor.
Drejtoresha falënderoi të gjithë mësimdhënësit për punën, profesionalizmin, bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm gjatë gjithë vitit shkollor.
Njoftimi i shkollës:
Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve
Në shkollën tonë u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Mësimdhënësve, në të cilën u analizuan dhe u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me përfundimin e vitit shkollor.
Gjatë mbledhjes u shqyrtua realizimi i planprogramit mësimor, analiza e suksesit të nxënësve, vijueshmëria dhe disiplina në shkollë.
Drejtoresha e shkollës raportoi se, në përgjithësi, planprogrami është realizuar me sukses dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara për këtë vit shkollor.
Po ashtu, u vlerësua se suksesi i nxënësve është i kënaqshëm, ndërsa vijueshmëria dhe disiplina kanë qenë në nivel të mirë dhe si rezultat i angazhimit dhe sjelljes shembullore të nxënësve, u përzgjodhën edhe klasat e muajit për disiplinë dhe pastërti, të cilat u përgëzuan për përkushtimin dhe përgjegjësinë e treguar.
Në raportin e saj, drejtoresha falënderoi të gjithë mësimdhënësit për punën, profesionalizmin, bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm gjatë gjithë vitit shkollor. Ajo vlerësoi kontributin e secilit në arritjen e rezultateve pozitive dhe në krijimin e një mjedisi të sigurt, të rregullt dhe motivues për nxënësit.
Në fund të takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet stafit, nxënësve dhe prindërve, si një faktor kyç për avancimin e cilësisë së procesit edukativo-arsimor dhe për arritje edhe më të mira në vitet e ardhshme.