Drejtoresha e shkollës “Katër Dëshmorët” në Ratkoc me mesazh për prindërit



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoresha e shkollës “Katër Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, Valbone Hoti ka dalë me një kërkesë për prindërit.

- paragrafi 1 -

Ajo përmes një postimi ka kërkuar nga prindërit  që gjatë ardhjes për marrjen e nxënësve të mos hyni nëpër klasa dhe korridore të shkollës.

- Advertisement - M1

Ajo ka kërkuar nga prindërit që fëmijët e tyre t’i presin në oborrin e shkollës.

Njoftimi:

Të nderuar prindër,

- Advertisement - m2

Ju lusim që gjatë ardhjes për marrjen e nxënësve të mos hyni nëpër klasa dhe korridore të shkollës. Ju lutemi të prisni në oborrin e shkollës, pasi koha është e mirë dhe kështu mundësojmë rend, qetësi dhe siguri për të gjithë nxënësit.

Gjithashtu, ju lusim që të mos bllokoni hyrjet dhe rrugën me vetura, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet normalisht.

Po ashtu, ju rikujtojmë se asnjë nxënës nuk ka të drejtë të vijë në shkollë pa uniformë, pasi për këtë rregull keni nënshkruar edhe deklaratën përkatëse.

E dimë që temperaturat janë të larta dhe koha është e nxehtë, por ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim në respektimin e rregullave të shkollës.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Me repsket drejtoresha e shkolles
Valbone Hoti .

Shqip | English