Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali”: Presidentja i largoi fëmijët për shkak të vendbanimit – jo për shkak të kushteve

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, sot deklaroi se dy vajzat e saj është detyruar t’i çojë në shkollë private për shkak të “sfidave të sigurisë”. Osmani nga zyra e saj në Presidencë tha se vajzat e saj u përballën edhe me sfida të tjera, si problemet me kanalizimin në shkollë, papastërinë e saj, ndërprerjen e rrymës e ngrohjes e bllokimin e toaleteve.

- paragrafi 1 -

“Vajzat e mia kanë qenë shumë afër. Klasa ka qenë shumë afër”, tha ajo.

- Advertisement -

Lidhur me këto pretendime të presidentes, Gazeta Online AlbanianEducation.net ka biseduar me drejtoreshën e shkollës “Ismail Qemali”, Mimoza Krasniqi, e cila ka treguar arsyen pse Osmani ka kërkuar largimin e dy vajzave nga shkolla.

“Arsyeja pse kanë kërkuar t’i largojnë vajzat nga shkolla ka qenë për shkak të vendbanimit. Pasi e kanë përfunduar klasën e 5-të e kanë marrë certifikatën dhe vërtetimin që po largohen për arsye të ndrrimit të vendbanimit”, ka thënë drejtpresha Krasniqi për AlbanianEducation.net.

E pyetur se a ka pasur ndonjëherë ankesë nga presidentja Osmani për klasën ku janë të vendosur vajzat e saj, drejtoresha Krasniqi ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur një ankesë që lidhet me klasën.

- Advertisement -

Drejtoresha ka treguar se nxënësit në klasën e parë vendosen në katet e poshtme që ta kenë më lehtë hyrjen dhe daljen, por ato ndrrohen çdo vit, siç ka ndodh edhe me klasën ku kanë qenë dy vajzat e presidentes.

“Në dy vitet e fundit klasa ku kanë qenë dy vajzat e presidentes nuk kanë qenë afër tualetit”, ka treguar drejtoresha Krasniqi.

Drejtoresha tregon tutje se presidentja Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu kanë marrë pjesë në mbledhjet që janë mbajtur nga mësuesja e vajzave të tyre, dhe nuk është se kanë paraqitur ndonjëherë ndonjë ankesë. /AlbanianEducation.net./.