Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali” dematon Presidenten: S’mund të them që gjendja është e tmerrshme në shkollë

- Advertisement -

Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali”, Mimoza Krasniqi, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se kushtet jo të mira në këtë shkollë kanë qenë një prej arsyeve që i ka larguar vajzat e saj.

- paragrafi 1 -

Në një prononcim për media, Krasniqi ka thënë presidentja Osmani ua ka ndërruar shkollën vajzave për shkak të ndryshimit të vendbanimit dhe jo për shkak të kushteve.

- Advertisement -

Ajo ka vlerësuar se gjendja në këtë shkollë është normale.

“Unë nuk mujë me thanë që gjendja është e tmerrshme në shkollë, ne jemi mirë tu funksionu. Normal, ne jemi mirë tu funksionu. Numri i nxënësve është i madh nëpër klasa, por edhe në shkollë, por këtë problem e di edhe Drejtoria e Arsimit edhe Ministria e Arsimit. Normal kjo po planifikohet me u zgjidh, por pa u bë ndërtimi i shkollave qysh ka planifikuar DKA-ja, nuk mundet me u nda shkolla ‘Ismail Qemali’.”, ka thënë ajo.

Sipas saj, disa prej problemeve i ka përmend presidentja janë probleme që ballafaqohet secila komunë.

- Advertisement -

“Problemet e pusetave të cilat janë jashtë oborrit të shkollës, ato janë problem të cilat secila komunë mundet me i pasë. Si në shumicën e shkollave të Prishtinës edhe të ne, ka problem ndërmjet bashkëmoshatarëve, por këto janë trajtuar brenda ditës”, ka deklaruar Krasniqi. /Nacionale