Drejtoresha e shkollës “Hamit Sejdiu”, Fatmire Latifi-Menxhiqi, jep një lajm të mirë

- Advertisement5 -

Drejtoresha e shkollës “Hamit Sejdiu”, Fatmire Latifi-Menxhiqi, ka dhënë një lajm të mirë.

- paragrafi 1 -

Ajo ka njoftuar se janë pajisur me kondicionerë, të cilët do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet për nxënësit dhe stafin, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Postimi i saj:

Me zemër plot mirënjohje, sot ndajmë një lajm shumë të bukur për shkollën tonë!

Pas kërkesës së bërë nga drejtoresha e shkollës, Fatmire Latifi – Menxhiqi, dhe falë bashkëpunimit me Gorenje Department Store – GNTC, si dhe mbështetjes nga Fondacioni Gorenje Prishtinë, shkolla jonë është pajisur me kondicionerë, të cilët do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet për nxënësit dhe stafin tonë.

- Advertisement - m2

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për këtë kontribut të çmuar, drejtoresha ndau një mirënjohje për përfaqësuesin e institucionit mbështetës.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një ambienti më të rehatshëm dhe më të denjë për mësim dhe zhvillim.

Në emër të stafit dhe nxënësve, shprehim falënderimet tona më të sinqerta për këtë mbështetje të vlefshme!

Me respekt,
Drejtoresha,
Fatmire Latifi – Menxhiqi

dr1 1