Drejtoresha e shkollës “Andon Zako Çajupi”, në Mitrovicë reagon pas bartjes së fondeve të arsimit për lule



nder titull

- Advertisement5 -

Pas publikimit të informatave se Komuna e Mitrovicës ka bartur mjete nga buxheti i arsimit për mirëmbajtjen e luleve dhe hapësirave të gjelbra, ka reaguar edhe drejtoresha e shkollës “Andon Zako Çajupi”, Melihate Meha, duke ngritur shqetësime për gjendjen e rëndë në institucionet arsimore.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se shkollat në Mitrovicë përballen me mungesa të shumta, ndërsa kushtet në shkollën që drejton janë larg standardeve të nevojshme për zhvillimin normal të procesit mësimor.

- Advertisement - M1

Sipas saj, në shkollë mungojnë gjërat elementare, si inventari bazë, mjetet teknologjike dhe ato higjienike, ndërsa dyshemetë e dëmtuara, muret që prej vitesh nuk janë lyer dhe infrastruktura e amortizuar kërkojnë investime urgjente.

“Shkollat në Mitrovicë janë në gjendje të mjerueshme. Në veçanti po flas për shkollën që e udhëheq. Mungojnë gjërat elementare, inventari, mjetet teknologjike dhe ato higjienike. Dyshemetë janë të dëmtuara, muret kanë nevojë për renovim, ndërsa infrastruktura është e stërvjetruar”, ka deklaruar ajo.

Drejtoresha ka theksuar se shkolla, ndonëse ndodhet në qendër të qytetit, ende nuk është pajisur me kamera sigurie, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme. Ajo ka përmendur edhe mungesën e sekretarit, asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe stafit teknik.

- Advertisement - m2

“Nuk po flas kundër askujt, por po kërkoj kushte më të mira për arsimin. Shtylla e një kombi është arsimi, andaj kërkojmë kushte më të mira për nxënësit tanë”, është shprehur ajo.

Reagimi vjen në kohën kur është bërë e ditur se Komuna e Mitrovicës ka bartur mjete nga disa institucione arsimore për financimin e mirëmbajtjes së luleve dhe hapësirave të gjelbra.

Shqip | English