E mërkurë, 22 Janar, 2025

Drejtoresha e re e arsimit në Gjilan assesi të rehatohet, e ndryshon disa herë biografinë

- Advertisement1-

Përveç një mal gabimesh drejtshkrimore, drejtoresha e re e Arsimit në Gjilan, Albana Demirit, edhe biografia i është përmirësuar disa herë, fillimisht u tha se studimet bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, por pas dy ditësh Drejtoria Komunale e Arsimit Gjilan e ka përmirësuar duke e shkruar se studimet bachelor Demiri i ka përfunduar në kolegjin “Fama”.

Disa ditë pasi e shkarkoi drejtoreshën e Arsimit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka emëruar drejtoreshën e re, Albana Demiri, por kjo e fundit assesi të rehatohet.

- Advertisement -

Kësaj radhë, Albana Demiri, nuk ka pasur problem me drejtshkrimin, por me biografin e saj, ku disa herë u desh që të përmirësohej nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan.

Të premten fillimisht u tha se Demiri ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në drejtimin Psikologji e Përgjithshme, ndërsa studimet postdiplomike u tha se i përfundoi në vitin 2017 në drejtimin Psikologji Shkollore dhe Këshillim, në po të njëjtin universitet.

Ndërsa një ditë më vonë, DKA Gjilan, e përmirësoj duke shkruar se studimet bachelor, Demiri i kishte përfunduar në kolegjin “Fama”, në drejtimin Psikologji e Përgjithshme, dhe jo siç ishte raportuar fillimisht se drejtoresha e re e arsimit në komunën e Gjilanit i kishte përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Por as ky përmirësim nuk doli të jetë i saktë në biografin e Demirit, pasi që u ndryshua edhe sot, pas dy ditësh, për herë të tretë.

- Advertisement -rrrrrrr

Në biografinë e përmirësuar për herë të tretë aty tanimë shkruan se Demiri studimet bachelor i ka të përfunduara në kolegjin “Fama”, në drejtimin Psikologji e Përgjithshme, ndërsa studimet postdiplomike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Nuk dihet nëse kjo është e treta e vërteta, apo do të ketë edhe përmirësime të tjera në biografinë e drejtoreshës së re të arsimit në komunën e Gjilanit që udhëhiqet nga Alban Hyseni që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./gazetametro.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...

Pensionohet Josip Kolnrekaj, punëtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”

Është pensionuar punëtori i shkollës "Lidhja e Prizrenit" Josip Kolnrekaj, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës: Sot...

Qeni hyn brenda shkollës në fshatin Shirokë të Suharekës, sulmon 4 nxënëse

Një qen ka sulmuar katër nxënëse të shkollës “17 Shkurti” në fshatin Shirokë të...