Drejtoresha e IAAP “Ymer Prizreni” fton nxënësit e rinj të bëhen pjesë e shkollës



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoresha e IAAP “Ymer Prizreni” në Prizren, MSc. Myvedete Gavazaj, u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve që të zgjedhin arsimin profesional, duke njoftuar se institucioni ka përfunduar të gjitha përgatitjet për pranimin e gjeneratës së re.

- paragrafi 1 -

Sipas saj, shkolla është e gatshme t’i mirëpresë nxënësit në një mjedis modern, të sigurt dhe profesional, ku arsimi ndërthuret me aftësimin praktik dhe inovacionin.

- Advertisement - M1

Ajo ka bërë të ditur se aktualisht institucioni është në pritje të publikimit të konkursit për regjistrimin e nxënësve, ndërsa menjëherë pas shpalljes zyrtare do të publikohen procedurat, afatet dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim.

Në thirrjen e saj, Gavazaj thekson se IAAP “Ymer Prizreni” ofron drejtime profesionale të kërkuara në tregun e punës, staf të kualifikuar, kabinete moderne, laboratorë e punëtori të pajisura, si dhe mundësi për mësim praktik në bashkëpunim me bizneset.

“Zgjidhni profesionin që ndërton të ardhmen tuaj. Zgjidhni cilësinë, dijen dhe aftësimin profesional. Zgjidhni IAAP ‘Ymer Prizreni’ – Prizren”, thuhet në mesazhin e drejtoreshës, e cila u ka uruar nxënësve suksese në rrugëtimin e tyre drejt një karriere të sigurt dhe një të ardhmeje të ndritur.

Shqip | English