Drejtoresha e Arsimit në Prizren për mësuesen Nexhmie: Ishte frymëzim për shumë gjenerata

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mësueses Nexhmie Mustafa – Berisha.

- paragrafi 1 -

Drejtoresha e DKA-së thotë se mësuesja Nexhmie ishte frymëzim për shumë gjenerata, dhe  ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

- Advertisement -

Postimi i saj i plotë:

Telegram ngushëllimi!

Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të mësimdhënëses Nexhmie Mustafa – Berisha.

- Advertisement -

Angazhimi ndër vite me punën e saj të mirë ishte frymëzim për shumë gjenerata, znj.Nexhmie ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jeton gjatë në kujtesën tonë.

Në emrin tim dhe DKA në Prizren, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafa e Berisha, bashkëpunëtorëve të afërt, kolektivit dhe gjithë nxënësve nëpër gjenerata.
Me nderime,
Luljeta Veselaj-Gutaj
Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit- Prizren