Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se ka nisur procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e dhjeta për vitin e ri shkollor.
Sipas njoftimit të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, regjistrimet kanë filluar sot, më 7 korrik, dhe do të jenë të hapura deri më 9 korrik.
Ajo ka bërë të ditur se shkollat e mesme kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për të mirëpritur nxënësit e rinj dhe për t’iu ofruar mbështetje gjatë procesit të regjistrimit.
“Regjistrimet për klasat e dhjeta hapen sot më 7 korrik në shkollat tona dhe do të jenë të hapura deri më 9 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve ligjore. Ekipet tona në shkolla kanë bërë të gjitha përgatitjet për t’i mirëpritur nxënësit”, ka shkruar Veselaj Gutaj.
Drejtoria e Arsimit ka ftuar prindërit dhe nxënësit që të respektojnë afatet e përcaktuara dhe të informohen për kriteret dhe procedurat e regjistrimit në shkollat përkatëse.
Kliko vegëzen; prizren.rks-gov.net