E hënë, 24 Shkurt, 2025

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë uron mësimdhënësit për 7 Mars: Mirënjohje për punën tuaj të palodhur

- Advertisement1-

Drejtoresha e Arsimit ne Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu ka uruar mësimdhënësit për 7 Mars, Diten e Mësuesit, shkruan Albanianeducation.net.

Ajo në mesazhin e saj uron mësimdhënësit me mirënjohje dhe admirim për punën e tyre të palodhur dhe për ndikimin e tyre të çmueshëm për vendin tonë për punën tuaj të palodhur

- Advertisement -

Postimi i plotë i saj:

Sot, në Ditën e Mësuesit, uroj të gjithë mësuesit tanë me mirënjohje dhe admirim për punën e tyre të palodhur dhe për ndikimin e tyre të çmueshëm për vendin tonë!

Historia jonë është e mbushur me shembuj të mësuesve, që kanë mbajtur gjallë arsimin shqip, por edhe kanë ideuar vizionin e jetësuar një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Ata përtej detyrës së tyre mësimdhënës kanë mbajtur gjallë ndjenjën tonë kombëtare dhe shtetërore.

Sot, sfidat janë të mëdha por jo të vështira si dikur. Sfidat e sotme kërkojnë përkushtim të patundur për arsimin dhe vullnet për të zgjidhur problemet në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Sot kërkohet vullnet politik që ne të jemi të gatshëm për të investuar në arsim si prioritet e si baza kryesore e zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë.

Të urojmë për një të ardhme më të ndritur dhe më të zhvilluar për gjeneratat e ardhshme!
Urime 7 Marsin!

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...