Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë takohet me Rrahman Jasharaj – ja çka biseduan

- Advertisement5 -

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se është takuar sot me Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, ku tregon se diskutuan për nevojën dhe rëndësinë e riorganizimit të disa shkollave të Prishtinës, shkruan Albanianeducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i saj:

- Advertisement - M1

Me kënaqësi prita në takim Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës të Kosovës të udhëhequr nga kryetari z. Rrahman Jashari. Diskutuam për nevojën dhe rëndësinë e riorganizimit të disa shkollave të Prishtinës.

Bashkë diskutuam edhe për rolin e arsimtarëve dhe mësimdhënësve të shkollave në procese të tilla.

Me këtë rast, e sigurova sindikatën, që idetë preliminare për këtë proces do të diskutohet me arsimtarët dhe do të garantojë cdo të drejtë të arsimtarëve.

- Advertisement - m2

Riorganizimi dhe implementimi i mësimit gjithëditor aty ku është i mundur, janë të rëndësishme për përparimin e arsimit në Kryeqytet.

Prandaj, bashkëpunimi i mirëfilltë me të gjitha palët e përfshira në këtë projekt është jetësor.