Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë shkruan për vdekjen e mësueses Trëndelinë: Ka qenë e dalluar, e kemi pas përzermër të gjithë

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mësueses nga Prishtina, Trëndelinë Berisha.

- paragrafi 1 -

Drejtoresha Musmurati ka thënë se Trëndelina ka qenë mësimdhënëse e dalluar që e kemi pasë përzemër të gjithë, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Postimi i Musmuratit:

Me dhimbje të thellë njoftojmë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit se sot u nda nga jeta mësuesja dhe kolegia jonë e dashur, Trëndelina Berisha.

Trëndelina ka qenë mësimdhënëse e dalluar që e kemi pasë përzemër të gjithë.

- Advertisement -

Personaliteti i saj pozitiv e vullneti i jashtëzakonshëm për punë e kanë bërë që të përfshihej në shumë aktivitete jashtëshkollore me qëllim të zhvillimit sa më të shëndoshë të femijëve.

E kemi pritë me shumë dashuri saherë që ka ardhë në Komunë, sepse gjithmonë ka pasë ide e vullnet për të realizu projekte në dobi të nxënësve.

I shpreh ngushëllime të përzemërta familjes, të afërmve, miqve e shoqërisë së gjerë, si dhe të gjithë nxënësve të Trëndelinës.

Nesër në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinës do të mbajmë mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe kontributin e Trëndelinës në arsim.

Zemërgjerësia dhe zelli i saj për t’i shërbyer komunitetit do t’i mungojnë Prishtinës, por kontributi i saj do të shërbejë si udhërrëfyes që ne të tjerët që të japim kontribut pozitiv për qytetin tonë.