E shtunë, 21 Shtator, 2024

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë: Për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave është angazhuar edhe Ambasada britanike

- Advertisement1-

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur për konkursin e rekrutimit të drejtorëve të shkollave në kryeqytet.

Musmurati ka treguar se për herë të parë në këtë proces të rekrutimit është angazhuar edhe Ambasada britanike për të ndihmuar.

- Advertisement -

Ky angazhim i Ambasadës ka ardhur për shkak të problemeve që ka pasur Prishtina në rekrutimin e drejtorëve në të kaluarën.

“Ne kemi një udhëzin të ri administrativ, i cili nëse nuk gaboj është miratu në vitin 2020 që goxha shumë e detajon peocedurën se çka duhet të ketë, çka nuk duhet të ketë një kandidat për drejtor” – tregon Musmurati për kallxo.com.

Ajo thotë se ky udhëzim administrativ përcakton ligjërisht kushtet për t’u bërë një person drejtor i një shkollë, mirëpo Musmurati thotë se çka do donte të shihte ajo është një drejtor që ka ambicie për të rregulluar një X shkolle të caktuar.

Ajo thotë se drejtori apo drejtoresha në një shkollë janë personat kyç që e menaxhojnë atë vend, prandaj ajo tha se dëshiron që të ketë persona sa më profesional në këto pozita.

Musmurati tregon se deri më tani janë hapur 6 konkurse për shkolla të mesme dhe se shumë shpejt do të hapen edhe 10 konkurse për shkolla fillore.

Drejtoresha përmendi procesin e konkursit të vitit 2021 që ishtë në dy faza, kur Inspektorati i Arsimit kishte lëshuar dy vendime në dy shkallë për anulim të konkursit.

- Advertisement -rrrrrrr

Musmurati tha që Inspektorati ka konstatuar shkelje që kanë qenë vetëm dy anëtarë në komision vlerësues dhe se komisioni nuk është votuar në asamblenë komunale siç parashihet në udhëzim administrativ.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...