E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Drejtoresha e Arsimit: Në Prishtinë ka ende nxënës pa libra

- Advertisement1-

Mësimi ka filluar në Kosovë më 1 shtator, por drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, thotë se furnizimi me libra këtë vit ka qenë shumë i dobët, ndërsa ka shtuar se ka ende nxënës në kryeqytet që po mbajnë mësim pa libra.

Musmurati ka thënë për “KosovaPress” se shpreson që të mos përsëritet procedura e njëjtë edhe vitin e ardhshëm.

- Advertisement -

Këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara, prindërit është dashur t’i blejnë librat për fëmijët, ndërsa ata janë subvencionuar. Aplikimi për subvencionim është dashur të bëhet nëpërmjet platformës “E-Kosova”.

“Fatkeqësisht edhe ky vit shkollor filloi me një dramë tjetër, kësaj radhe nuk kishim të bëjmë me grevën, por me mungesën e teksteve shkollore. Filloi me vonesa të ndryshme sa i përket furnizimit me libra të klasave një deri pesë dhe të gjashtë deri nëntë. Ishte një fatkeqësi e madhe, sepse humbëm shumë orë mësimore për shkak të furnizimit me librave. Subvencionimi i prindërve nuk ndodhi në kohë reale dhe rrjedhimisht blerja e librave u vonua shumë, ka raste ende nuk janë blerë libra dhe furnizimi me libra ka qenë shumë i dobët, sepse vendimi i Ministrisë doli që të ishte jo shumë në favor të familjeve, sepse shumica e librave ishin të mbushura dhe prindërit, u detyruan prapë se prapë të bëjnë blerje të fletoreve të punës dhe disa librave, sepse ose mungonin ose ishin në gjendje të shkatërruar. Kështu që me vonesë filloi procesi mësimor, por po shpresojmë që gjatë javëve në vijim do të plotësohen, sepse kemi informacion se ende nuk janë kompletuar gjithsej” tha Musmurati.

Musmurati të nevojshme e cilësoi edhe renovimet e shkollave në Prishtinë. Ajo tha se përkundër faktit që kanë filluar renovimet në të njëjtën kohë me procesin mësimor, shkollat në Prishtinë kanë qenë në gjendje të mjerueshme dhe kanë pasur nevojë për një renovim.

“Renovimi ka qenë shumë i nevojshëm, ne kemi filluar renovimin në kohë në të gjitha shkollat e Prishtinës, mësimi është shtyrë për shkak të grevës, prandaj edhe shkollat janë mbyllur më vonë dhe koha e renovimit ka qenë më e shkurtë, renovimet në shkolla janë aq të thella sa që është e pamundur të bëhen dy muaj gjatë verës. Nevoja për renovime të thella strukturore ekziston në çdo shkollë të Prishtinë, prandaj po mundohemi që me një fluks sa më ta madh të bëjë renovime të tilla sepse me të vërtet në qoftë se shkoni vizitoni shkollat, gjendja nuk është e mirë. Ka mure të tëra që janë të mykura, ka shumë tualetet të cilat janë jashtë funksionit, ka të cilat e rrezikojnë shëndetin e fëmijëve” shtoi Musmurati.

Ajo shtoi se këtë vit siguria në shkolla ka avancuar, pasi ndryshe nga vitet e tjera, shkollat janë të pajisura me kamera dhe nevoja tjera të cilat kanë të bëjnë më sigurinë e nxënësve në shkolla.

Drejtoresha e Arsimit, Musmurati theksoi se për herë të parë do të realizojnë një analizë të shkollave dhe kërkesave të prindërve, në mënyrë që veprimet të cilat do t’i ndërmarrin për sigurinë në shkolla do të jenë të bazuara në fakte.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale në Podujevë

Në Podujevë sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale në...

LIRI për 28 Nëntor iu dërgon dhurata rreth 100 nxënësve në shkollën “Ibrahim Rugova” në Podujevë

Kompania LIRI vazhdon të gëzoj nxënësit në mbarë vendin. Për nder të 28 Nëntorit, LIRI...

Kompania Pestova gëzon rreth 100 nxënës të shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë për 28 Nëntor – iu dërgon VIPA CHIPS

Kompania Pestova nga Vushtrria vazhdon të gëzoj nxënësit në mbarë vendin. Për nder të 28...

Pensionohen profesorët Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini nga Mitrovica

Janë pensionuar dy profesorët nga Mitrovica, Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi nga...