E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë: Gjatë dimrit pritet shkollat të punojnë me orar të shkurtuar

- Advertisement1-

Ka kohë që institucionet gjegjëse kanë paralajmëruar se vendin e pret dimër i vështirë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Dhe reduktimet e energjisë pritet ta prekin edhe sistemin arsimor në vend, pra të ketë reduktime të energjisë në shkolla, çka do të shkaktojë telashe për ndërrimet e pasdites.

- Advertisement -

Edhe drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, në një intervistë për Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) ka paralajmëruar se nëse do të ketë reduktime të energjisë gjatë dimrit pashmangshëm shkollat do të punojnë me orar të shkurtuar.

“Drejt shkurtimit të orëve kemi me shku, siç po thuhet 3-4 orë rresht reduktime, atëherë do jetë problem se shumica e nxemjeve janë me naftë dhe pelet. Ne i kemi blerë 25 gjeneratorë për përmbushjen e shkollave që kanë nevojë më shumë, por edhe nëse është gjeneratori kur ndalet rryma është problem, se si mundet gjerneratori me i qëndru gjithë kërkesës për rrymë”, ka thënë drejtoresha Musmurati për Albanian Kids Education.

INTERVISTË| Besianë Musmurati: Procesi i zgjedhjes së drejtorëve e zv.drejtorëve të shkollave në Prishtinë 100% transparent

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....