E hënë, 24 Shkurt, 2025

Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë po i lejon mësueset e shkollave publike të mbajnë kurse private

- Advertisement1-

Me datën 26.05.2021, ish drejtori i arsmit në Komunën e Mitrovicës, Skender Avdiu kishte nxjerr një urdhëresë për mësimdhënësit që mbajnë kurse private.

Me anë të kësaj urdhërese, ish drejtori Avdiu u kishte ndaluar të gjithë mësimdhënësve që janë të punësuar në sektorin publik të mbajnë kurse private, ndërsa kjo ishte mirëpritur nga të gjithë sepse po bëhesh dallime mes nxënësve të pasur dhe atyre të varfër, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Mbatja e kurseve private nga mësueset e punësuara në shkollat publike konsiderohej si shkelje e rëndë e detyrave të punës të parapara me legjislacion.

Kjo urdhresë që mban nr.protokolit 07-610/01-0038967/21 mbetet ende në fuqi, pasi nuk ka një vendim tjetër nga drejtoria arsimit, që e shfuqizon të vjetrin.

Së fundmi në Mitrovicë janë hapur shumë kurse private dhe “qëndrime ditore” për nxënësit dhe fëmijët për mësime shtesë, ndërsa shumica nga këto janë të udhëhequra nga mësueset e sektorit publik.

Vetë drejtoresha Drita Kadriu, nuk ka reaguar fare, duke i lejuar që mësimdhënëset të organizojnë mësime shtesë, madje me çmime shumë të larta.

Ky veprim i disa mësuesëve po konsiderohet si jo profesional, pasi çdo mësimdhënës që dëshiron të mbajë mësim shtesë mund ta bëjë edhe në shkollat publike ku japin mësim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...